De Ligt duhet t’i nënshtrohet operimit?

De Ligt mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Sport

17/07/2020 22:22

Qendërmbrojtësi i Juventus, Matthijs De Ligt, mund të ketë nevojë që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

Lojtari ka problem me krahun, problem ky që e ka shqetësuar atë qysh nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

‘Corriere di Torino’ shkruan se problemi që po e shqetëson lojtarin mund të kërkojë intervenim kirurgjik, transmeton lajmi.net.

Intervenimi mund të kryhet pas fundit të sezonit, në mënyrë që lojtari të jetë i gatshëm për sezonin e ri.

Klubi dhe lojtari duhet të marrin vendimin, me ndeshjet finale dhe Juventusin që është akoma në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se De Ligt është paraqitur në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, përfshirë pesë në LK. /Lajmi.net/