De Laurentiis e injoron keq Ronaldon, ja si e quan
Presidenti i Napolit e quan pensioner portugezin.

Sport
Presidenti i Napolit, De Laurentiis, ka folur rreth transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Sipas tij, ky transferim është mjaft i rrezikshëm, përcjellë “Lajmi.net”.
“Të shpenzosh kaq shumë para për një lojtar në fund të karrierës me duket diçka e rrezikshme”, deklaroi De Laurentiis.
“Le të kujtojmë se Ronaldo është një futbollist i madh në moshë dhe për bilancet e klubit shpenzimi i një shume aq të madhe përben një risk financiar”, shtoi ai. /Lajmi.net/