De Bruyne për City dhe Liverpool: Është i çmendur standardi që kemi vendosur, mund vetëm ta respektosh

Kevin De Bruyne nuk ka kursyer respektin për skuadrën e Liverpool.

Sport

12/05/2022 13:03

Manchester City ka vetëm një rival në Premier League viteve të fundit dhe bëhet fjalë për Liverpool.

Ylli i Man City, Kevin De Bruyne beson se skuadra e tij por edhe Liverpool si kundërshtarë kanë vendosur një standard të çmendur në kampionatin anglez.

“Është pak e çmendur të shohësh standardin që dy palët kemi vendosur. Vetëm mund ta respektosh atë”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Ata (Liverpool) kanë luajtur gjithçka deri në fund të sezonin. E dimë sa e vështirë është ajo dhe mendoj se të dyja skuadrat kanë respektin maksimal. Ne luajmë fort, kjo është gjëja e vetme që mund të bëjmë”, shtoi belgu.

De Bruyne dhe Man City kërkojnë fitoren e radhës në stadiumin e West Ham, për t’u afruar më pas vetëm një hap larg titullit kampion. /Lajmi.net/