De Bruyne nuk nënshkruan kontratë të re, Guardiola aspak i shqetësuar
Kevin de Bruyne është raportuar se ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate të re të ofruar nga Manchester City.
Sport
Shumë klube po përballen me largime të mundshme të yjeve nga skuadra, duke filluar nga Real Madrid me kapitenin Sergio Ramos, më pas edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.
Së fundmi, edhe De Bruyne ka refuzuar një kontratë që është ofruar nga Citizens, transmenton lajmi.net.
Megjithatë, menaxheri Pep Guardiola, beson shumë se belgu do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
“Ai e di se sa shumë e vleresojmë atë, jo vetëm si lojtar por edhe si person. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin. Nuk jam i shqetësuar”, tha Guardiola./Lajmi.net/