De Bruyne i gatshëm për ndeshjen kundër Arsenal

Manchester City do të ketë një kartë më shumë në ndeshjen kundër Arsenal.

Sport

09/03/2020 18:34

City ka pësuar humbje kundër Manchester United, ndeshje në të cilën nuk u paraqit Kevin De Bruyne.

De Bruyne ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Carabao Cup dhe ky lëndim ia pamundësoi paraqitjen kundër United.

Por, raportime nga James Ducker i ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se belgu pritet të jetë i gatshëm për Arsenal, transmeton lajmi.net.

Ndeshja mes Man City dhe Arsenal do të luhet të mërkurën, në ‘Etihad Stadium’. /Lajmi.net/