De Bruyne: E dimë se jemi përpara, por e dimë se Liverpool nuk janë shumë larg

Kevin De Bruyne ka folur lidhur me situatën aktuale të Manchester City në Premier League.

Sport

17/01/2022 16:46

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka thënë se skuadra e tij është në dijeni që kanë një epërsi të konsiderueshme në krye të tabelës, por gjithashtu thotë se Liverpool nuk janë shumë larg.

Ai ka thënë se skuadra vet ka qenë në situatë ku ka qenë me 10 pikë prapa dhe e di se ajo mund të shkrihet.

“Ne kemi qenë në një situatë ku kemi qenë me 8 apo 10 pikë përpara. Ne e dimë se mund të ndryshohet shpejtë. Ne e dimë se hapësira është e madhe, por gjithashtu e dimë se Liverpool nuk janë shumë larg nëse fitojnë dy ndeshjet në dorë”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Unë e di se kemi shumë lëvdata si skuadër, por duhet të vazhdojmë. Sa më shumë pikë të marrim, më e vështirë bëhet për kundërshtarin. Por, është akoma vetëm janari, kështu që duhet të punojmë fort”, shtoi belgu.

Manchester City aktualisht ka 11 pikë më shumë sesa skuadra e Liverpool, por ‘Reds’ kanë një ndeshje më pak të luajtura. /Lajmi.net/