De Bruyne: Belgjika nuk ka 22 top lojtarë si Italia, Franca dhe Spanja

Mesfushori i Belgjikës, Kevin de Bruyne ka zbuluar arsyen e humbjes nga Italia.

Sport

10/10/2021 18:18

Belgjika ishte duke fituar 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, por pastaj u mposhten me rezultat 2 – 3, kurse sot (e diele) pësuan humbje edhe nga Italia me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Është hera e parë që nga viti 2016 që Belgjika humb dy ndeshje radhazi.

“Ne kemi bërë mirë kundër top skuadrave dhe kemi disa fëtyra që bën punë të mirë”.

“Është eksperiencë e mirë të luash me kundërshtar të këtij kalibri, por fatkeqësisht humbëm dy herë. Me gjithë respektin, të luajmë ndaj Estonisë nuk është e njëjta si këto sfida, që rritemi në mënyrë individuale dhe atë si ekip”.

Belgjika ka qenë Kombëtarja numër një në ranglistën e FIFA-së, por De Bruyne ka dyshime në kalkulime.

“Me gjithë respektin, jemi vetëm Belgjika. Është gjeneratë e re, na munguan Romelu Lukaku dhe Eden Hazard, pra duhet të jemi realist për skuadrën që kemi”.

“Italia, Franca dhe Spanja kanë 22 top lojtarë të zgjedhur dhe ne nuk i kemi”, nënvizoi ai.

Kështu, Belgjika u rendit e katërta në Ligën e Kombeve./Lajmi.net/