Davis zbulon ambiciet për sezonin tjetër: Dua të luaj në 82 ndeshje të sezonit

Anthony Davis ka folur lidhur me ambiciet e tij për sezonin tjetër. Ylli i Los Angelese Lakers, AD, është pyetur se me çfarë qëllimi do të futet në sezonin e ri. Basketbollisti nuk ka folur për synimet grupore, por në aspektin individual, ka thënë se synon të jetë aktiv në të gjitha ndeshjet e sezonit.…

Sport

26/09/2022 23:24

Anthony Davis ka folur lidhur me ambiciet e tij për sezonin tjetër.

Ylli i Los Angelese Lakers, AD, është pyetur se me çfarë qëllimi do të futet në sezonin e ri.

Basketbollisti nuk ka folur për synimet grupore, por në aspektin individual, ka thënë se synon të jetë aktiv në të gjitha ndeshjet e sezonit.

“Për aq sa mund të them, të luaj në 82 ndeshjet”, ka thënë Davis, i pyetur për synimin, transmeton lajmi.net.

“Pastaj, të kthehem në nivelet e basketbollit që e di se jam i aftë t’i arrij, e që është të jem elitë dhe dominues”, shtoi qendra amerikane.

AD është një nga lojtarët që vuan më së shumti nga lëndimet. Këtë sezon ai synon diçka tjetër. Synimi është të mos humb asnjë ndeshje të vetme. /Lajmi.net/