Davis progreson në rikuperim – në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme ndaj Miami Heat

Los Angeles Lakers kanë marrë lajme të mira lidhur me Anthony Davis.

Sport

23/01/2022 21:43

Qendra amerikane pësoi një lëndim javë më parë dhe që atëherë është jashtë parketeve të NBA.

Basketbollisti ka filluar të stërvitet së fundmi dhe pritet të kthehet jashtë çdo parashikimi – pra, shumë më herët.

Sipas raportimeve të fundit nga ShBA, Anthony Davis, i lënduar në gjurin e majtë, ka progresuar në status “në pikëpyetje” për ndeshjen e nesërme, përcjell lajmi.net.

Kjo nënkupton që AD do të vlerësohet ndeshje pas ndeshje për situatën e tij.

Tifozët dhe trajneri nuk prisnin ta shihnin në parket për një periudhë shumë më të gjatë. /Lajmi.net/