David Beckham, së shpejti me një dokumentar rreth jetës së tij

David së shpejti do të vijë me dokumentar.

ShowBiz

01/11/2020 08:10

Futbollisi David Beckham ka vendosur që të publikojë një dokumentar rreth jetës së tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Mediat e huaja kanë raportuar se Beckham do paguajë 16 milion dollarë për Netflix, për t’u realizuar dokumentari. Futbollisti dëshiron që të përfshihen arritjet e tij drejt famës, fotografi të ndryshme me miq dhe familjarë si dhe njohja me bashkëshorten, Victoria Beckham.

Një burim pranë çiftit është shprehur se dyshja dëshiron shumë që t’u tregojë fansave anën e fshehur të tyre. Dokumentari mendohet të dalë në vitin 2022.

Kujtojmë se Beckham mbetet një ndër emrat shumë të dashur për publikun ndër vite./Lajmi.net/