David Beckham e nis vitin 2026 me mesazh paqeje për djalin e tij Brooklyn

David Beckham duket se po e nis vitin 2026 me një mesazh afrimi ndaj djalit të tij të madh, Brooklyn, me të cilin marrëdhëniet raportohet se kanë qenë të tendosura prej disa muajsh. Familja Beckham ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, veçanërisht për shkak të zërave për tensione mes çiftit britanik dhe Brooklyn-it.…

Sport

06/01/2026 09:18

David Beckham duket se po e nis vitin 2026 me një mesazh afrimi ndaj djalit të tij të madh, Brooklyn, me të cilin marrëdhëniet raportohet se kanë qenë të tendosura prej disa muajsh.

Familja Beckham ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, veçanërisht për shkak të zërave për tensione mes çiftit britanik dhe Brooklyn-it.

Teksa ish-futbollisti ndau në rrjetet sociale momentet kryesore të vitit 2025 dhe urimet e tij për vitin e ri, mungesa e Brooklyn-it në fotot familjare nuk kaloi pa u vënë re.

Në postim shfaqej bashkëshortja e tij, Victoria, së bashku me fëmijët e tjerë: Cruz, Romeo dhe Harper, por jo Brooklyn.

Megjithatë, David Beckham zgjodhi t’i dërgonte një mesazh të veçantë djalit të tij, duke publikuar në Instagram Stories një foto bardh e zi, ku shihet përkrah Brooklyn-it, në një moment nga vitet e adoleshencës së tij.

Në mbishkrimin e fotos, Beckham theksoi dashurinë për fëmijët e tij me fjalët: “Ju dua shumë të gjithëve”, përcjell euronews.al.