David Beckham dëshiron ribashkimin me Sergio Ramosin

Presidenti i Inter Miamit, David Beckham është duke shpresuar të transferojë yllin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Sport

08/11/2020 10:07

Spanjollit i skadon kontrata në fundin e edicionit dhe ende s’ka nisur bisedimet për rinovim, përcjellë lajmi.net.

Sipas AS, Beckham është duke përgatitur një kontratë luksoze për ish bashkëlojtarin, në mënyrë që ta bind që në verë t’i bashkohet skuadrës amerikane si agjent i lirë.

Thuhet se Ramos ka shumë miq të Miami dhe nëse vendos t’i jap fund aventurës në Evropë, atëherë do jetë i hapur për këtë transferim.

Dyshja kanë luajtur bashkë të “Los Blancos” mes viteve 2005 – 2007, pastaj Beckham u largua kur fitoi La Liga-n për herë të dytë.

Sidoqoftë, në garë për Ramos mbesin edhe PSG, Juventus dhe AC Milan./Lajmi.net/