Daut Haradinaj: S’ka dakordim për President, kemi edhe dy javë kohë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së ,Daut Haradinaj ka deklaruar se ende s’kanë pasur asnjë takim apo diskutim në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidenti të ri të Kosovës. Haradinaj deklaroi se ende s’ka pasur ndonjë detaj në lidhje me këtë çështje, por sipas tij kjo më tepër i takon Lëvizjes…

Lajme

16/02/2026 10:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së ,Daut Haradinaj ka deklaruar se ende s’kanë pasur asnjë takim apo diskutim në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidenti të ri të Kosovës.

Haradinaj deklaroi se ende s’ka pasur ndonjë detaj në lidhje me këtë çështje, por sipas tij kjo më tepër i takon Lëvizjes Vetëvendosje marrë parasysh edhe fuqinë politike që ka si fituese e zgjedhjeve.

“Mendoj se një vit e kemi humbur dhe mendoj se Kosova uk i ka kushtet të shkojë srish në zgjedhje, por një dakordim nuk ka. Kemi edhe dy javë kohë po presim”,deklaroi ai.

Gjithashtu Haradinaj u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhje në këtë çështje./Lajmi.net/