Daut Haradinaj ‘diss’ Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, shkon në veri pa Polici
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës.
Lajme
Kjo vizitë e tij është realizuar një ditë pas vizitës së tensionuar atje të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Ballkani.info ka siguruar fotografi të Haradinajt nga veriu, derisa ai shihet vetëm dhe pa përcjellje të policisë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi të serbëve lokalë.
Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.
