Daut Haradinaj: AAK nuk e ka penguar koalicionin me VV-në, marrëveshjet lokale nuk lidhen me nivelin qendror

Daut Haradinaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në “DPT te Fidani”, tha se partia e tij nuk e ka penguar asnjë koalicion me VV-në, sepse AAK ka vendim që përgjegjësia për marrëveshje në nivel lokal kalon direkt tek kryetari i degës .Por ai shton se marrëveshjet në nivel lokal nuk kanë…

Lajme

11/11/2025 18:41

Daut Haradinaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në “DPT te Fidani”, tha se partia e tij nuk e ka penguar asnjë koalicion me VV-në, sepse AAK ka vendim që përgjegjësia për marrëveshje në nivel lokal kalon direkt tek kryetari i degës

.Por ai shton se marrëveshjet në nivel lokal nuk kanë të bëjnë me atë qendror.

“Ne e kemi pozicionin të qartë edhe sot, nuk kemi arsye me ndërru qëndrimin se nuk na është ofru kompromois se çka dojmë me bë tash e tutje, jemi në të njëjta pozicione. Po i shoh disa zëra që po qarkullojnë, por nuk ka të bëj asgjë me nivelin qendror”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se marrëveshjet kanë qenë krejt publike, pasi morën ndihmë në Junik e ndihmuan Vetëvendosjen në Fushë Kosovë.