Datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve – Barca-Bayern, PSG-Atalanta, Man City-Lyon, Leipzig-Atletico

Liga e Kampionëve do të vazhdojë tashmë në fazën çerekfinale.

Sport

08/08/2020 23:52

Këtë edicion, Liga e Kampionëve do të ketë një version special, që erdhi si obligim pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Skuadrat do të vazhdojnë pjesën e mbetur të garave në Lisbonë, ku do të luhet vetëm nga një ndeshje për çerekfinale.

Bayern Munich – Barcelona, PSG – Atalanta, Manchester City – Lyon dhe Leipzig – Atletico Madrid janë katër ndeshjet që do të luhen.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell datat për këto ndeshje.

12 gusht: Paris Saint Germain – Atalanta

13 gusht: RB Leipzig – Atletico Madrid

14 gusht: Barcelona – Bayern Munich

15 gusht: Manchester City – Olympique Lyon /Lajmi.net/