Dastid Pallaska: Nëse dështon mandatari i parë, Presidentja i ka duart e lira
Eksperti i jashtëm për çështje kushtetuese, Dastid Pallaska ka thënë se edhe nëse nuk arrin të formohet qeveria me mandatarin e parë, Presidentja do ta marrë vendimin në bazë të Kushtetutës dhe në konsultime me partitë.

Lajme
Absolutisht, Presidentja do ta marrë këtë vendim në përputhje me Kushtetutën, vlerësoi Pallaska për Klan Kosova.
“Vendimi është ky që është, ky vendim i ka dy pjesë të rëndësishme, kërkesa e Presidencës është pranuar që të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo paraqet një rëndësi të veçantë “, ka thënë ai.
“Nëse dështon caktimi i mandatarit herën e parë, Presidentja i ka duart e lira të bisedojë me partitë politike që të caktohet mandatari i ri i qeverisë. Është hera e parë që shumë parti politike, që e kanë kritikuar këtë presidente, kemi për herë të parë një person neutral që do të marrë një vendim tejet të ndjeshëm”, ka thënë Pallaska.