Dasma madhështore e Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen (Foto)

Aktori i njohur turk Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen dje i kanë dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

ShowBiz

30/06/2017 17:13

Çifti kanë bërë dasmë luksoze në një ambient ku ishte menduar për çdo detaj, shkruan lajmi.net.

Fahriye kishte vendosur të vishte dy vello, njërën gjatë kurorëzimit, për të cilën u akuzua që ishte kopje e asaj që e kishte aktorja që ne e njohim si Nihan në dasmën e saj, kurse tjetrën e kishte veshur më vonë.

Të ftuar në këtë dasmë ishin miqt dhe familjarët e çiftit, ndër ta edhe aktorët e njohur si Kenan Imirzalioglu dhe Murat Boz, ky i fundit u kujdes edhe për argëtimin e të pranishmëve. /Lajmi.net/