Dasma e Gjestit dhe Eglit- Remzie e Nexhat Osmani këndojnë sonte në BBVA
Sonte në Big Brother VIP Albania do të organizohet një dasmë tradicionale. Në zarfin që erdhi sot në shtëpi thuhej se kërkesa për dasmë ishte bërë nga Gjesti. Dasma e cila do të mbahet sonte do të jetë në mes çiftit tashmë të zyrtarizuar Gjesti dhe Egli. Dyshja kanë arritur që të mbërrijnë finalen e…

ShowBiz
Sonte në Big Brother VIP Albania do të organizohet një dasmë tradicionale.
Në zarfin që erdhi sot në shtëpi thuhej se kërkesa për dasmë ishte bërë nga Gjesti.
Dasma e cila do të mbahet sonte do të jetë në mes çiftit tashmë të zyrtarizuar Gjesti dhe Egli.
Dyshja kanë arritur që të mbërrijnë finalen e siç duket sonte edhe do të “kurorëzohen”.
E në këtë organizim të dasmës do të këndojnë artistët nga Kosova, Remzie dhe Nexhat Osmani.
Kjo u bë e ditur nga vetë artistja, Remzie Osmani përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Sonte dasmë në Bigbrother”,shkroi ajo./lajmi.net/