Dashuria s’blihet me para: Gruaja i djeg çantat luksoze me të cilat burri i përgjërohet të mos ndahen (Foto)

Një mashkull nga Kina me prejardhje nga një familje shumë të pasur që drejtojnë një kompani të madhe tregtare, u vë në siklet nga gruaja e tij.

Fun

03/06/2016 11:48

Martesa e tyre siç duket mbaroi! Gruaja e njohur si Xiao Tong, i bëri atij të ditur se dashuria nuk blihet me para, transmeton lajmi.net.

Identiteti i burrit të saj nuk u bë i ditur, megjithatë ai shihet i dëshpëruar duke iu ulur në gjunj asaj dhe duke iu lutur të mos ndahen.

Gruaja shihet se ka djegur një mori të çantave të shtrenjta që burri i kishte blerë për t’i kërkuar falje dhe për t’i thënë të mos ndahen.

Çantave të firmave si Louis Vuttion, Prada dhe Hermes, ajo u vë flakën duke i thënë burrit të saj që “dashurinë nuk mund ta blesh me para”.

Ky çift besohet se kanë vite në lidhje martesore, edhe pse mashkulli vjen nga një familje shumë e pasur ndërsa femra nga një familje e thjeshtë.

Thuhet se ajo kishte jetuar me një luks të madh me këtë mashkull të pashëm dhe të pasur, megjithatë ajo kishte ndarë edhe disa probleme të cilat ishin të papërballueshme për të.

Kështu që ajo vendosi të heq dorë nga ai duke u ndarë, edhe pse ai kërkon falje me çanta!. /lajmi.net

Please don't go: Chinese media claim the couple were having an argument outside their home in Guangzhou

Desperate measures: The young wife was alleging burning her expensive bags as she threatened a divorce

Bitter break-up: She had felt fed up with the numerous rule she had to put up with at his family, report claims

The last straw: The man was said to be rich and has taken extreme measures in hope of keeping her with him