DASh demanton rëndë Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij, përpjekje për t’i ikur çështjeve thelbësore
Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim. “Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha…

Lajme
Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim.
“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it.
Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, na tha zëdhënësi – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.
“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdesa, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdesa. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.