Dardanët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët dhanë maksimumin në fushë, ndërsa Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kryen ushtrime rigjeneruese pas angazhimeve…
Sport
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët dhanë maksimumin në fushë, ndërsa Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kryen ushtrime rigjeneruese pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), atmosfera në kampin e Dardanëve është “shumë pozitive”, ndërsa përkushtimi dhe motivimi i lojtarëve janë në nivelin më të lartë.
Kombëtarja synon rezultate pozitive në përballjet që mund të përcaktojnë ecurinë e mëtejshme të saj në garat ndërkombëtare./lajmi.net/