Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim të madh, Zhegrova është aty

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës para përballjes së së premtes kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektin taktik dhe mënyrën e lojës që do të aplikohet në këtë duel të rëndësishëm.

Sport

08/10/2025 20:11

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës para përballjes së së premtes kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë, duke u fokusuar në aspektin taktik dhe mënyrën e lojës që do të aplikohet në këtë duel të rëndësishëm.