Dardanet triumfojnë sërish ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), është treguar shumë e fortë në duel me Maqedoninë e Veriut. Dardanet e kanë deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0, të martën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupi C6 në Ligën e Kombeve. Futbollistet e kombëtares sonë, gjatë…

Sport

08/04/2025 16:29

Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), është treguar shumë e fortë në duel me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet e kanë deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0, të martën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupi C6 në Ligën e Kombeve.

Futbollistet e kombëtares sonë, gjatë terë ndeshjes kishin iniciativë në terren, sidomos në pjesën e dytë të kësaj sfidë kur edhe shënuan tre gola.

Fillimisht Biqkaj (50’) hapi serinë e golave në këtë sfidë duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0. E njëjta lojtar pas 15-të minutave u përkujdes edhe për golin e dytë, derisa goditjen e tretë skuadrës mike ia dha Mehmeti (85’).

Kujtojmë se vashat tona kanë triumfuar edhe në ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut (0-4).

Pas kësaj fitore, Kosova ngjitët në krye të tabelës me gjashtë pikë të tubuara, aq sa ka edhe Letonia, kurse, Maqedonia e Veriut është e fundit pa asnjë pikë.