​Dardanët dalin me njoftim të ri për ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se sot ka filluar shpërndarja e biletave për anëtarët e saj, për ndeshjen e nesërme kundër Zvicrës, e cila mbyll ciklin historik të këtij grupi kualifikues. Biletat do të ndahen në qendrën kryesore të fanclub-it në kryeqytet, si dhe në qytetet e tjera ku ndodhen përfaqësuesit e grupit. Para pauzës katërmujore…

Sport

17/11/2025 10:38

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se sot ka filluar shpërndarja e biletave për anëtarët e saj, për ndeshjen e nesërme kundër Zvicrës, e cila mbyll ciklin historik të këtij grupi kualifikues. Biletat do të ndahen në qendrën kryesore të fanclub-it në kryeqytet, si dhe në qytetet e tjera ku ndodhen përfaqësuesit e grupit.

Para pauzës katërmujore deri te ndeshjet e playoff-it në muajin mars, “Dardanët” u kanë bërë thirrje tifozëve që Kosova ta mbyllë këtë fazë ashtu siç i ka hije, me dinjitet, përkushtim dhe përfaqësim të denjë të popullit që e mbështet.

Armata dardane, që ka pushtuar stadiumet e Evropës gjatë gjithë këtij cikli, pritet edhe nesër të jetë në numër të madh dhe të japë mbështetjen e saj karakteristike për Kombëtaren e Kosovës.