Danja shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, pjesëmarrësit u mblodhën në një festë madhështore për të shënuar suksesin e këtij sezoni. Atmosfera festive mblodhi jo vetëm ish-banorët, por edhe të ftuar të tjerë të njohur. Një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes ishte paraqitja publike e Danja Kokës së bashku…

ShowBiz

22/04/2025 09:19

Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, pjesëmarrësit u mblodhën në një festë madhështore për të shënuar suksesin e këtij sezoni. Atmosfera festive mblodhi jo vetëm ish-banorët, por edhe të ftuar të tjerë të njohur.

Një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes ishte paraqitja publike e Danja Kokës së bashku me partnerin e saj, Redin.

Ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme modelja kishte folur me shumë përzemërsi për lidhjen e saj, ajo kishte zgjedhur që jetën private ta mbante larg syrit të publikut.

Për herë të parë pas përfundimit të spektaklit, çifti u shfaq i buzëqeshur dhe i afërt në mesin e të ftuarve, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndarje apo krizë në marrëdhënien e tyre.

Prania e tyre e përbashkët duket se ishte një përgjigje e heshtur ndaj thashethemeve që kishin qarkulluar gjatë javëve të fundit.