Danilo: Ronaldo qëndron edhe sezonin e ardhshëm tek Juventusi
Mbrojtësi i Juventusit, Danilo ka folur për të ardhmen e Ronaldos.
Sport
Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, i cili po qëndron me Kombëtaren e Brazilit në kuadër të Copa Americas, ku Brazili do të përballet në finale me Argjentinën.
Duke folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Danilo foli për të ardhmen e Ronaldos duke qenë i sigurt që do ta gjejë portugezin në “Allianz Stadium” edhe në sezonin e ardhshëm.
“Do të jetë ende me ne edhe sezonin e ardhshëm”, tha fillimisht ai.
“Është një lojtar tejet i rëndësishëm, sjell me vete një mori golash dhe është një mik i mirë”, shtoi ai.
“Dua të rikthehem në Torino dhe ta ndihmoj skuadrën ta fitojë Scudetton”, tha Danilo.
“Liga e Kampionëve? Për të mendojmë pastaj, jam shumë i motivuar dhe kurioz sa i përket Allegrit, me të mund të bëjmë gjëra të mëdha”, vazhdoi ai.
Në fund ai tregoi se cili do të ishte sulmuesi që do të dëshironte ta shihte në fanellën e Juventusit.
“Nëse do të mund të merrja dikë, do të ishte Gabriel Jesus, është një sulmues shumë i fortë dhe do ta këshilloja të vinte në Itali ku mbyllen skuadrat në mënyrë që të mësojë dhe të rritet si lojtar”, përfundoi Danilo./Lajmi.net/