Danilo i thotë “Po” Realit

Mbrojtësi i djathtë i Portos, Danilo, do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

04/03/2015 08:47

Real Madrid ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Mbrojtësi i djathtë i Portos, Danilo, ka pranuar të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Los Blancos besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e brazilianit me një ofertë prej rreth 25 milionë euro.

Danilo në kontratën e tij me Porton ka dëmshpërblim të lartë prej 50 milionë euro.

Mirëpo, ai është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e saj, duke bërë që çmimi të zbret.

Danilo