Daniele Orsato emërohet gjyqtar për ndeshjen Chelsea – Real Madrid
Dy gjigantët evropianë kanë mësuar tashmë se kush do të udhëheqë ndeshjen. Bëhet fjalë për arbitrin italian, Daniele Orsato, transmeton lajmi.net. Orsato do të gjykojë ndeshjen ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në ‘Stamford Bridge’ (të martën, ora 21:00). Arbitri italian do…
Sport
Dy gjigantët evropianë kanë mësuar tashmë se kush do të udhëheqë ndeshjen.
Bëhet fjalë për arbitrin italian, Daniele Orsato, transmeton lajmi.net.
Orsato do të gjykojë ndeshjen ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në ‘Stamford Bridge’ (të martën, ora 21:00).
Arbitri italian do të drejtojë një ndeshje ku do të përfshihen madrilenët për të tetën herë në këtë kompeticion.
Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet tyre u mbyll 2:0 në favor të kampionit në fuqi, Realit./Lajmi.net/