DANIEL dhe FOTINI fitojnë çmimin e madh në ‘Big Brother Albania 9’
Ishte data 18 mars kur në Top Channel filloi realityshou ‘Big Brother Albania 9’.

ShowBiz
E për 100 ditë rresht, brenda në shtëpi kanë qenë shumë persona, janë treguar shumë histori e janë përdorur shumë strategji vetëm për të qëndruar në brenda deri në fund, shkruan lajmi.net
Sonte ka qenë nata e madhe finale që ka shpallur një fitues.
Sonte ishin dy çiftet më favorite, Daniel dhe Fotini si dhe Olsi me Fiorentinën, ato që nga dita e parë e deri sot luajtën fort, por publiku vendosi për njërin nga ta.
E fituesit e këtij realityshou janë DANIEL DHE FOTINI!
Ata u votuan nga publiku duke marrë çmimin e madh!
Urime çiftit sepse e merituan!/Lajmi.net/