Dani nuk do të sjellë projekte muzikore gjatë verës! Mohon duetin me një reper

Vera e nxehtë po sjell edhe hite nga këngëtarët shqiptarë, të cilat po i publikojnë njërën pas tjetrës.

ShowBiz

04/07/2018 14:09

Mirëpo fansat e muzikës së këngëtarit të mirënjohur Ramadan Krasniqi-Dani, gjatë kësaj sezone do të mund të argëtohen vetëm me projektet e tij të vjetra dhe të pa vdekshme, shkruan lajmi.net

Kjo për faktin se ai mendon që gjatë kësaj vere të mos sjell ndonjë këngë të re, deri në muajin shtator dhe këtë e bëri të ditur ekskluzivisht për lajmi.net

Duke qenë se para pak ditësh në media ka qarkulluar një lajm se ai po vjen në duet me një reper dhe një foto që reperi Gold AG e publikoi në Instagram ngjalli dyshime te ndjekësit se mos është pikërisht Ariani ai me të cilin Dani do të sjell këngë.

Mirëpo për lajmi.net ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se lajmet që kanë dalë kanë qenë pa konfirmimin e tij dhe se nuk do të ketë duet me asnjë reper këta muaj përfshirë as edhe me Goldin.

Para dy muajsh erdhi kënga ‘S’ka dashni’ në bashkëpunim me Yll Limanin e cila në kanalin zyrtar në Youtube ka arritur të klikohet më shumë se 5 milion herë.

Ndryshe ai mbetet njëri ndër këngëtarët më të suksesshëm i cili i ka rezistuar kohës dhe po vazhdon akoma të dëgjohet me qejf nga të gjitha gjeneratat./Lajmi.net/

YouTube player