Dana White flet pas humbjes së Tony Ferguson
Ish kampioni i UFC Lightweight, Tony Ferguson, ka humbur ndeshjen e tij ndaj Charles Oliveira.
Sport
Kjo humbje e Ferguson, vije e dyta pas humbjes që pësoi ndaj Justin Gaethjee, të cilën e pësoi me një nokaut.
Ferguson, tani 36 vjeçar, po konsiderohet si një hije e luftëtarit që ishte më herët dhe se ditët e tij më të mira kanë përfunduar.
I fundit me këtë mendim ishte edhe Presidenti i UFC, Dana White.
“Mendova se do të shihnim Tonin e vjetër”, tha ai.
“Mendova se lufta e fundit ishte prekur nga ulja e peshës dhe ne do të shihnim Fergusonin e vjetër. Shumica e personave nuk mund ta përballojnë atë krah (kundër Oliveira). Fakti që ai madje e bëri atë është i pabesueshëm dhe vetëm një dëshmi se sa i fortë dhe i qëndrueshëm dhe i çmendur është Tony Ferguson”, tha White.
“Normalisht që është e mundshme të ketë kaluar ditët më të mira, Tony duhet të shkojë në shtëpi dhe të kalojë kohë me familjen, të mendojë seriozisht atë që do të bëj të ardhmen, pastaj do shohim çdo të ndodhë. Është normale në këtë sport, kur luftoni për një kohë të gjatë”, përfundoi Dana White./Lajmi.net/