Damka pas takimit me Presidenten: Ka paqartësi në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, Damka është deklaruar para mediave ku tha se biseduan për situatën aktuale politike dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, derisa tha se ka paqartësi në atë aktgjykim. “Takimi…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, Damka është deklaruar para mediave ku tha se biseduan për situatën aktuale politike dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, derisa tha se ka paqartësi në atë aktgjykim.
“Takimi ka qenë i frytshëm, mirë ka shkuar, kemi biseduar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për hapa që duhet të merren në të ardhmen, për shkak se nuk është sqaruar mas 30 ditë çfarë do të ndodh nëse nuk konstituohet Kuvendi. Është paqartësi në atë aktgjykim, besoj se gjykata do të sqarojë edhe me një aktgjykim tjetër. Por shpresojmë që të mos vijë deri aty por që institucionet të formohen më shpejt,” tha Damka. /Lajmi.net/