Damiano mbaron xhirimet e klipit të parë (Foto)
Ditë më parë u tha se një nga këngëtarët më të ri të skenës muzikore shqipe do të jetë ish banori i Big Brother Albania 9, Damiano Agalliu.
ShowBiz
E tashmë, ai ka përfunduar incizimin e këngës, madje ka mbaruar edhe xhirimet e klipit.
Në disa fotografi të hedhura në rrjetet sociale, punën vizuale të kësaj kënge ai ia ka besuar producentit Dashnor Asllani.
Kënga quhet ‘Dashnia’ dhe është produkt i Irkenc Hyka që ka bërë muzikën kurse teksti u shkrua nga Petro Xheri.
Ky projekt muzikor shumë shpejt do jetë në tregun muzikor./Lajmi.net/