Dalja e UÇK-së në skenë 25 vite më parë, histori që nuk përsëritet
Më 28 nëntor 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht. Dalja publike e UÇK-së ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci. 25 vjet pas, Dita e Flamurit Kombëtar e gjeti Kosovën pa udhëheqësit e UÇK-së të cilët po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë. 28 Nëntori, Festa e Flamurit Kombëtar na e…

Lajme
Më 28 nëntor 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht. Dalja publike e UÇK-së ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci.
25 vjet pas, Dita e Flamurit Kombëtar e gjeti Kosovën pa udhëheqësit e UÇK-së të cilët po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.
28 Nëntori, Festa e Flamurit Kombëtar na e kujton edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ishte viti 1997 kur për Kosovën po niste një histori e re. Tanimë Ushtria Çlirimtare e Kosovës po shuante çdo paragjykim se ajo nuk ekzistonte. Kosova kishte organizim ushtarak që ishte betuar të mbronte trojet dhe qytetarët e saj deri në çlirimin përfundimtar nga Serbia.
Më 28 Nëntor 1997, UÇK për herë të parë doli publikisht. 25 vite më parë, Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, nga Llausha e Skenderajt, gjatë varrimit të mësuesit, Halit Geci, i treguan botës se Kosova kishte ushtrinë e saj.
Dalja publike e u bë para luftimeve të para frontale ndërmjet UÇK-së në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe policisë së Serbisë.
Dita e Flamurit Kombëtar e 25 vjetori i daljes publike të UÇK-së, e gjeti Kosovën pa themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për dy vite më radhë po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale të Hagës, nën pretendimet për krime lufte.