Dalin përgjime tjera të cilat konfirmojnë se Fjolla Morina ishte shtatzënë me Fisnik Sylën

Janë publikuar disa video-inçizime tjera teksa flet ish-bashkëshorti i këngëtares, Fjolla Morina.

ShowBiz

03/02/2022 19:18

Dyshja e njohur vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Maldives e cila nuk zgjati edhe shumë dhe i ndanë rrugët, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, së fundmi janë publikuar disa inçizime ku Fisnik Syla ka mashtruar agjencinë turistike duke mos i paguar paratë dhe kështu iu ka mbetur borgj plot 23 mijë euro, madje ai ka falsifikuar dokumentin me pretekstin se i ka kthyer paratë në konton e agjencisë.

Lexo edhe:

Fjolla Morinës ia publikojnë bisedën telefonike ku mohon borxhin mijëra eurosh të pushimeve në Maldive me Fisnik Sylën

Përgjime tjera, teksa Fisnik Syla flet me pronarin e agjencisë janë bërë publike, ku ish-bashkëshorti i saj  zbulon se këngëtarja ka qenë shtatzënë.

Derisa biseda zhvillohet për pagesën e biletave të kthimit nga pushimet, Syla dëgjohet duke thënë: “Pasha këtë evlad që e kam në barkë, që e ka Fjolla në barkë”.

YouTube player

Rikujtojmë se, gjatë asaj kohë në media ka qarkulluar lajmi se Fjolla Morina është shtatzënë, mrgjithatë ajo e ka mohuar duke mos deklaruar asgjë dhe siç duket është detyruar ta ndërpresë shtatzëninë e saj./Lajmi.net/