Dalin pamjet e para të ‘Porsche’-së të re, është një “bishë” e vërtetë

Një model i ri i serisë ‘911’ nga Porsche, së shpejti do t’i bashkëngjitet gjeenratës 992.

Auto & Tek

26/09/2019 12:43

Kompania prodhuese e automobilave ‘Porsche’ është kapur duke testuar ‘GT3’ të ri, që do radhitet në gjeneratën legjendare 992, transmeton lajmi.net.

‘CarBuzz’, në bazë të një analize të modeleve të mëparshme nga kjo seri, supozon se motori që do i integrohet mjetit lëvizës do jetë në gjendje t’i prodhojë 470-475 kuaj-fuqi.

Një datë debutimi zyrtar nuk është konfirmuar ende, por supozohet se vetura mund të ketë paraqitjen e parë pubike në Auto LA të vitit 2019 këtë nëntor ose në fillim të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/