Dalin pamjet e para të Mane me ngjyrat e Bayern – pritet zyrtarizimi nga faqja zyrtare

Sport

21/06/2022 15:34

Sadio Mane është aktualisht në Mynih.

Ylli senegalez, Sadio Mane është në qytetin e Mynihit duke kompletuar procesin e transferimit te Bayern Munich.

Lojtari i është nënshtruar testeve mjekësore dhe thuhet se ka firmosur kontratën me bavarezët, përcjell lajmi.net.

Njoftimi zyrtar i Bayern për transferimin e Mane pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, kurse prezantimi në ‘Allianz Arena’ nesër.

Mane raportohet t’i ketë kushtuar Bayernit 41 milionë euro. /Lajmi.net/