Dalin pamjet e aksionit për arrestimin e vrasësit të policit (VIDEO)
Policia e Shqipërisë ka shpërndarë për publikun një video gjatë operacionit për neutralizimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së policit të FNSH-së, Ardian Kodra, dje në fshatin Torovicë të Lezhës.

Lajme
Autori David Qosja i cili njihej na banorët e zonës si person me probleme mendore, por që nuk ishte me kartelë, qëllonte vazhdimisht me breshëri automatiku ndaj forcave të policisë.
Aksioni u ndërmor pas raportimit të banorëve se nga banesa e Qoses po qëllohej me armë. Plumbat e tij i morën jetën efektivit të FNSH-së në Shkodër, ndërsa Qosja u arrestua pas rreth 6 orë “luftë” me policinë.
Forcat RENEA ndërhynë në banesë duke bërë të mundur kapjen e tij.
http://www.dailymotion.com/video/x4row7n_aksioni-per-arestimin-e-vrasesit-te-policit_news