Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për shitjen e biletave për finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Sport
Drita dhe Llapi do të përballen në finale të Kupës së Kosovë në futboll, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Për këtë ndeshje tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat. Këto bileta do të shiten ‘online’.
FFK ka dhënë vegëzën përmes së cilës mund të porositen biletat dhe ka treguar se si të sigurohen ato hap pas hapi.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të FFK për këto bileta.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita dhe KF Llapi 1932, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://kosovo.tm.vivaticket.com/
Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.
VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Komisioni i bankes është 0.35 euro për gjithë porosinë.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.
Biletat janë të personalizuara. /Lajmi.net/