Dalin fotot se si mund të duket Hyundai Tucson i ri

Hyundai ka lëshuar një vizatim të dizajnit të brendshëm të gjeneratës së re të modelit të tij SUV, Hyundai Tucson.

Auto & Tek

22/07/2020 10:15

Siç pritej, kabina është e digjitalizuar plotësisht. Paneli i kontrollit mbizotërohet nga dy ekrane të mëdha digjitale. I pari është para shoferit dhe duket si një tabletë klasike.

Ekrani i dytë është i vendosur në pjesën e sipërme të konzollës qendrore, poshtë prizave drejtkëndëshe të dizajnuar modernisht. Kjo ekran i shërben sistemit multimedia.

Një grup kontrollesh të ajrit të kondicionuar ndodhet pak më poshtë, dhe nuk është plotësisht i qartë në vizatim nëse butonat janë klasikë apo të dizajnuar si kontrolle me ndjeshmëri në prekje, transmeton Telegrafi.

Më shumë detaje do të dihen në javët dhe muajt e ardhshëm, kur Hyundai pritet të prezantojë gjeneratën e re të Tucson në internet.