Dalin fotografitë e para mikroskopike të koronavirusit

Autoritetet kineze kanë publikuar fotografitë e para të koronavirusit, i cili ka vrarë të paktën 81 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 2.800.

Bota

27/01/2020 16:20

Siç raporton Daily Mail, Qendra Kombëtare e të Dhënave të Mikrobiologjisë të Kinës publikoi imazhe mikroskopike elektronike të koronavirusit të nxjerrë nga dy pacientë në Wuhan, vendi ku filloi virusi, transmeton lajmi.net.

Kryetari i bashkisë së Wuhanit, Zhou Xianwang, zbuloi sot se qyteti ishte duke parë transmetimin e sëmundjes tek njerëzit ‘në një shkallë të lartë’.

Në një konferencë shtypi dje, Zhou pranoi se pesë milion njerëz ishin larguar nga qyteti para se të vinte në mbyllje të enjten e kaluar.

Seti i parë i fotografive të llojit të ri të virusit, i njohur si ‘2019-nCov’, u u nda të premten nga Qendra Kombëtare e Mikrobiologjisë e Kinës, pjesë e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë.

Mostra, me një numër serik N NPRC 2020.00001’, u ekstraktua nga një pacient më 6 janar dhe ishte ekzemplari i parë ndonjëherë i virusit ‘2019’-n, i marrë nga mjekët.

Fotografia e dytë, me një numër serik ‘NPRC 2020.00002 ’, u bë publike sot dhe tregon grimcat e marra nga një pacient më 22 janar.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, fluturoi dje në Pekin për bisedime krize me zyrtarët kinezë.

OBSH javën e kaluar vendosi të mos e shpallë emergjencën globale, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo do të rishqyrtohet sot. /Lajmi.net/