Dalin formacionet zyrtare të Portugalisë dhe Francës

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tjetër tejet interesante e Euro 2024 mes Portugalisë dhe Francës. Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, dhe i takon fazës së çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress. Në raundin e 16-të të Euro 2024, Franca e eliminoi Belgjikën…

Sport

05/07/2024 20:14

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tjetër tejet interesante e Euro 2024 mes Portugalisë dhe Francës.

Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, dhe i takon fazës së çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Në raundin e 16-të të Euro 2024, Franca e eliminoi Belgjikën me rezultat minimal 1:0, kurse Portugalia e eliminoi Slloveninë me ndihmën e penalltive.

Takimi i fundit mes Portugalisë dhe Francës daton në muajin qershor të vitit 2022, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Franca do të mungojë Adrien Rabiot, kurse Portugalia ka të gjithë lojtarët e gatshëm.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Portugalia (4-3-3): Costa; Mendes, Dias, Pepe, Cancelo; Fernandes, Palhinha, Vitinha; Leao, Ronaldo, Silva

Spanja (4-3-1-2): Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Kante, Tchouameni, Camavinga; Griezmann; Kolo Muani, Mbappe.