Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e 33-të, urimin më të veçantë e mori nga Dj Geek

Dafina Zeqiri padiskutim është njëra ndër këngëtaret shqiptare që do të lërë gjurmë gjatë në muzikën shqiptare.

ShowBiz

14/04/2022 08:42

Ajo tashmë ka arritur të bëjë një publik të tërë për vete me hitet e saj të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Për shkak të suksesit të madh, ajo është e kërkuar shumë në koncerte.

Përtej kësaj, Dafina sot feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Ajo qysh në orat e para ka marrë urime të shumta nga kolegë, miq dhe familjarë, si dhe shumë ndjekës.

Me dy imazhe artistike, Geek u kujdes që t’ia shkruaj fjalët më emocionuese asaj.

“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur ditën e sotme! Ju jeni më të vërtetë madhështore , mbështetëse dhe e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë, dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time! Te dua shume! Ps. dukesh më e re se kurrë[email protected]”, shkroi ai në postimin e tij./Lajmi.net/