Dafina Zeqiri bën thirrje për të ndihmuar fëmijët në nevojë

Dafina Zeqiri iu drejtua me një lutje të sinqertë ndjekësve.

ShowBiz

23/12/2020 09:31

Këngëtarja Dafina Zeqiri, shumë herë ka treguar edhe anën e saj humane, duke u shprehur e gatshme për të ndihmuar ata që kanë nevojë, shkruan lajmi.net.

E këtë gjë, artistja po e bën sërish, teksa përmes disa postimeve në rrjete sociale, bën thirrje tek të gjithë që t’i bashkohen nismës për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Kjo ndihmë është shumë e nevojshme në këtë vit kur të gjithë përballen edhe me probleme të mëdha financiare, të shkaktuara nga kriza që e solli pandemia COVID-19.

“Në këtë kohë të dhënies, shpresoj që me ndihmën e juaj të mbledh disa fonte për të mbështetur punën e çmueshme që kryhet nga “Nëna dhe fëmija i lumtur”! E gjithë puna e tyre bëhet mbi baza vullnetare, ata janë plotësisht të varur nga donacionet për të mbajtur dyert e tyre të hapura dhe për të siguruar ndihmën shumë të nevojshme për familje jashtëzakonisht të varfër në gjendje dëshpëruese që kanë nevojë për ndihmë. Bamirësia siguron gjëra themelore të tilla si ushqim, veshmbathje dhe kur është e mundur mbështetje monetare për strehim dhe shërbime komunale”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Po ashtu, artistja tregon edhe se në çfarë mënyre mund të ndihmojnë ata që kanë mundësi. /Lajmi.net/