Daçiqi ‘kahet’ para KS-së për aplikimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit është ankuar për mos kthimin e të të zhvendosurve nga Kosova.

Lajme

21/08/2015 17:30

Ai ka folur po ashtu edhe për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se Serbia ka luajtur rol konstruktiv në lehtësimin e dialogut.

Daçiqin e ka penuar po ashtu shumë edhe aplikimi i Kosovës për tu anëtarësuar në UNESCO.

“Serbia ka konfirmuar në kushte praktike në lehtësimin e dialogut dhe besojmë që vazhdimi i tij do të jap obligimet që janë arritur në Bruksel. Jam i kënaqur të shënoj se formimi i komunitetit të komunave është formuar dhe është historike vizita e kryeministrit dhe është njohur dhe pranuar si stabilitet në tërësi.

Shfrytëzoj rastin të tërheq vëmendjen se Republika e Serbisë është për një qasje proaktive dhe për stabilitet. Është evidente se është arritur një progres dhe janë bërë rezultate në bashkëpunimet rajonale dhe Serbia ka luajtur rol të veçantë”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu ka thënë se aplikimi i Kosovës në UNESCO është i papranueshëm.

Sipas tij, Kosova është duke funksionuar ende me rezolutën e OKB-së, 1244 dhe nuk mund të pranohet në UNESCO.

“Tentimet e Kosovës për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare janë të papranueshme për republikën e Serbisë, rasti i fundit ka qenë për pranimin në UNESCO. Sipas rezolutës 1244 nuk mund të njohët Kosova nga organizatat. Këto organizata nëse injorojnë rezolutën 1244 është injorim i OKB dhe i paqes në këtë rajon”, ka thënë Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë po ashtu ka vlerësuar se UNMIK-u ka luajtur rol të rëndësishëm në Kosovë, duke shprehur kundërshtimin e zvogëlimit të këtij misioni.

Daçiq po ashtu ka vazhduar të ankohet për shkatërrimin e kishave duke bërë lobim që Kosova të mos pranohet në UNESCO. /Indeksonline/