Daçiq injoron përsëri Francën dhe Britaninë, thotë se do të vazhdojë lobimin kundër Kosovës
Ditë më parë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ishte kritikuar nga Franca dhe Britania e Madhe për qasjen e tij ndaj shteteve të cilat kanë njohur Kosovën, ose që pritet që në të ardhmen ta bëjnë një gjë të tillë.

Lajme
Mirëpo Daçiq nuk po i përfill këto vërejtje, transmeton lajmi.net.
Ai sot ka përfunduar një vizitë treditore në Indi, Nepal dhe Shri Lankë, ku nga atje ka sjellur mesazhe edhe më nxitëse kundër pavarësisë së Kosovës.
Sipas Daçiq, mesazhi më i rëndësishëm që ai mori nga kjo vizitë është që këto tri shtete që nuk kan njohur pavarësinë e Kosovës, është se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë as në të ardhmen.
“Serbia ka ende tri vota të fuqishme në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ne do të vazhdojmë dialogun edhe me vendet të cilat e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ato të tërheqin këto vendime”, është shprehur Daçiq.
Ditë më parë, diplomatë nga Franca dhe Britania e kishin quajtur ‘irrituese’ qasjen diplomatike të Ivica Daçiq ndaj shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën, dhe kishin paralajmëruar se do të dërgonin notë proteste ndaj çdo vendi që tërheq njohjen./Lajmi.net/