Dacic takohet me Ashton
Ivica Dacic takohet të hënën me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Catherine Ashton. Në këtë takim pritet të diskutohet për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe përfshirjen e komunitetit serb në këtë proces.
Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka njoftuar se takimi i radhës me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Catherine Ashton, do të mbahet nesër në Luksemburg.
Në këtë takim, sipas Dacic, pritet të diskutohet lidhur me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
“Është e rëndësishme që të largohen të gjitha parregullsitë dhe mundësitë për manipulim në zgjedhjet e 3 nëntorit.”
“Ne kemi insistuar që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e zgjedhjeve dhe në Komisionin Qendror Zgjedhor, në mënyrë që të kenë qasje në listat e votuesve”.
Udhëtimi i Kryeministrit serb në Luksemburg do të bëhet për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit të Europës për Serbinë.