Çudira nga Kosova: Trepça ’89 dyshoi se Malisheva ia zvogloi portën, ndeshja nisi me vonesë

Anise ishte paraparë që ndeshja të fillonte nga ora 15:00, ajo është shtyrë për disa minuta mes Malishevës dhe Trepçës ’89. Ekipi mitrovicas dyshoi se nikoqirët ia kanë zvogluar dimensionet e një porte, për çka u desh edhe të verifikohet nëse ishte e vërtetë apo vetëm një dyshim nga ana e tyre, shkruan lajmi.net. Gjyqtari…

Sport

03/05/2023 16:04

Anise ishte paraparë që ndeshja të fillonte nga ora 15:00, ajo është shtyrë për disa minuta mes Malishevës dhe Trepçës ’89.

Ekipi mitrovicas dyshoi se nikoqirët ia kanë zvogluar dimensionet e një porte, për çka u desh edhe të verifikohet nëse ishte e vërtetë apo vetëm një dyshim nga ana e tyre, shkruan lajmi.net.

Gjyqtari kryesor Dardan Çaka i ndihmuar edhe nga disa zyrtar të kësaj ndeshje e bën testimin e portave duke i matur ato.

Pas dyshimeve kanë qenë zyrtarët e FFK-së dhe të klubeve që kanë shtrirë metrin për ta evituar defektin, gjë që ka ndodhur.

Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Trepçës ’89 është në kuadër të javës së 32-të kampionale.

Pjesa e parë midis dy ekipeve që synojnë mbijetesën është 1:0 në favor të ekipit vendas./Lajmi.net/