Cuadrado largohet nga Juventus, nënshkruan me rivalin nga Serie A (FOTO)
Juan Cuadrado do të transferohet te Roma.

Merkato
Juan Cuadrado është nxjerrë në shitje nga Juventus.
Mediat italiane raportojnë se i vetmi klub që ka shprehur interesim për transferimin e tij është rivali nga Serie A, Roma.
Madje, Juventus është i gatshëm ta përfshijë Cuadradon në ofertë për transferimin e mesfushorit të Romës, Kevin Strootman, përcjell “lajmi.net”.
“Bianconerët” së bashku me Cuadradon janë gati të paguajnë edhe 15 milionë euro të tjera për angazhimin e holandezit. /Lajmi.net/